Loading...

Sunday, November 28, 2021

U kthye nga Zvicra për të luftuar me UÇK-në përballë Serbisë, kush ishte Blerim Zhabari që ndërroi jetë sot

Në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe gazetari Blerim Zhabari.
Pas vdekjes së Zhabarit kanë reaguar shokët dhe bashkëluftëtarët e tij.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i cili ishte ushtarë i UÇK-së, ka treguar detaje për të.
Blerim Zhabari i njohur se Dritoni, ishte pjesë e hershme ne LKÇK e më pas edhe në UÇK.
Ai i kishte shpëtuar arrestimit nga forcat serbe, ku më pas ishte shkuar në Tiranë e pastaj në Zvicër për një kohë të shkurtër.Nga atje Zhabari ishte ardhur në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së ku kishte luftuar në zonën e Artakollit në Qyqavicë.





Lexojeni shkrimin e Muratit:
Mëngjesi sot zbardhi me një lajm të zi. Na la Blerim Zhabari – Dritoni i luftës, na këputi shpirtin. Shok zemre, vëlla, bashkëluftëtar i orëve të para, atëherë kur ata nuk e kalonin numrin treshifror. Çdoherë i buzëqeshur e me humor. Përherë në vijën e parë të betejës për të mirën e përgjithshme. Bashkëshort, baba, djalë, vëlla e shok shembullor.





Herët i përfshirë në LKÇK, militant i paepshëm i organizimit të luftës së armatosur. Pjesa që i shpëtuam arrestimeve të janar-shkurtit 1997, u takuam e jetuam bashkë në Tiranë me dhimbjen për shokët, për fatet e organizimit dhe luftës, e me dëshpërimin e ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri. Por njëkohësisht edhe optimist, se do të ringjallemi si feniksi, për të çliruar Kosovën, për ta bërë ‘zonjë të rëndë’ Shqipërinë dhe për ta bashkuar kombin. Krye optimisti ishte ai, Blerimi ynë i dashur. Shkoi për një kohë të shkurtër në Zvicër, për t’u kthyer menjëherë me grupet e para të LKÇK-së në atdhe me fillimin e kryengritjes së armatosur pas epopesë së Jasharëve. Pas ardhjes në Kosovë, ishte pionier i organizimit të UÇK-së në rajonin e Artakollit në Qyqavicë.





Çdoherë në krye të detyrës, përherë në vijën e parë luftës çlirimtare. I pandalshmi Driton. I buzëqeshuri. Njeriu që krejt forcën dhe optimizmin e merrte tek njerëzit, tek populli ynë dhe që ato ia kthente prapë atij. Optimisti i pandreqshëm edhe në momentet më të rënda të luftës. Besimtari në rrugën e drejtë të luftës çlirimtare, militanti i LKÇK-së e luftëtari shembull i UÇK-së.
Advertisement





I tillë mbeti edhe pas luftës çlirimtare, kur shumëkush u shfytyrua. Mbeti njeri, shok, familjar i dashur dhe në vazhdimësi kontribut dhënës në të mirën e publikes, atdheut e kombit. Aktivitetin politik e vazhdoi me LKÇK-në dhe LB-në por po ashtu ishte aktiv në jetën publike si gazetar por edhe si aktivist i mbrojtjes së ambientit.Tërë jetën në anën e të mirës e të drejtës.Do të na mungosh shumë shok i paharruar.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *