Loading...

Sunday, January 23, 2022

U shkarkua nga zv. drejtoresha e AKI-së, ish agjenti i SHIK-ut, publikon detaje: Ja kush është Vlora Hyseni dhe kujt i ka raportu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë vendim për ta shkarkuar Vlora Hysenin nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës,





pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit.Vlora Hyseni e kishte udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.





Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.





Pas shkarkimit të Vlorës, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.Ai përmes një postimi në Facebook thotë se, Hyseni në AKI ka qenë një nga lodrat e Thaçit, Veselit dhe Reçicës.Sipas tij, këta persona SHIK-un e kanë legalizuar dhe ia kanë ndërruar emrin e ri, AKI.





Postimi i plotë:
Vlora Hyseni mundet me qenë shumë profesioniste në kuzhinë, apo ndoshta mundet me qenë edhe ma e bukur se Merlin Monro, por në Agjencinë e Inteligjencës të Kosovës, në AKI ka qenë vetëm njëra nga lodrat e shumta të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ilmi Reçicës, të cilët SHIK-un e kanë legalizua, dhe vetëm e kanë pagëzuar me një emër të ri AKI, e cila është një GMBH një firmë private e klanit Pronto me naj punëtor aty këtu edhe të Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt (pik).Burim sa i raporton Dautit e Ramushit bonu hazder edhe ti mos pot zënë shkarkimi në befasi edhe ty!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *