Loading...

Sunday, December 05, 2021

“Unë po frikësohem shumë”, Pal Lekës i ‘hyn tuta në palcë’ nga Qeveria Kurti





Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë për shkarkimet e shumta, duke ironizuar me këtë çështje.Lekaj në Kuvendin e Kosovës ka thënë se tani vendit nuk po i duhen as gjykata e prokuroria.

“Neve nuk na duhet më as gjykata, as prokuroria, as vlerësimi i as kujt, ju këtu e keni bë mos pyet, ju vetëm kur të merrni ndonjë vendim që edhe opozitën ta shkarkoni. Unë po frikësohem shumë”, ka thënë tutje ai.





Ndaj kësaj i është përgjigjur kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se “për këtë vendos populli”.Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot në rend dite ka pasur shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.Lidhur me këtë, ka pasur debate të shumta mes pushtetit dhe opozitës.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *