Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Uran Ismaili: Unë do t’i përgjigjem vetëm qytetarëve të Prishtinës, askujt tjetër





I ftuar në emisionin Pressing të T7, Uran Ismaili, kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës është përgjigjë rreth pyetjeve të lidhura për ndikimin potencial që mund të ketë partia në rast se ai zgjedhet kryetar i komunës.

Me përgjigje të shkurtë ndaj pyetjes, Uran Ismaili ka thënë “JO, unë do t’i përgjigjem vetëm qytetarëve të komunës së Prishtinës dhe askujt tjetër, meqë besimin do ta marrë direkt nga qytetarët e Prishtinës. Madje unë kam folë shumë për qasjen e re të qeverisjes komunale, ku qytetarët nuk duhet të votojnë për logot e partive politike, por për kryetarin e komunës i cili duhet t’ju përgjigjet atyre rreth projekteve të komunës”.





Më tej Ismaili ka folur për përvojën e tij dhe rastet kur këtë qasje e ka vënë në funksion përgjatë kohës sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë, dhe që përkundër tendencave e presioneve, ai asnjëherë nuk ka vendosur sipas standardit të grupeve të interesit, por sipas nevojës dhe kërkesës së qytetarëve të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *