Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Vaksinimi i 500 mijë qytetarëve për një muaj, ëndërr apo realitet i qeverisë Kurti?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media ku njoftoi për fillimin e vaksinimit masiv me 15 qershor, tha se do të vaksinohen 320 mijë deri në 500 mijë qytetarë për një muaj.Mirëpo i njëjti nuk dha as edhe një detaj se sa vaksina janë aktualisht në Kosovë dhe sa të tjera do të vijnë siç pretendoi Vitia ‘gjatë këtij muaji e në fund të këtij muaji”.





Gazeta inFokus ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka kërkuar që të dijë numrin e vaksinave që do të vijnë nga kontrata që qeveria ka arritur me kompaninë Pfizer.Në përgjigjen e tyre thuhet se këtë e ka përmendur ministri Vitia në konferencë.

“Ministri ne konferenca ka folur edhe për shifra e projeksione rreth vaksinimit prandaj mund t’u referoheni atyre. MSh përveç Pfizer, ka marr dhe do te marr vaksina edhe nga COVAX, Republika e Kroacisë dhe, nga kontrata kuptohet”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për inFokus.





Mirëpo realisht e vetmja shifër të cilën ministri Vitia e ka përmendur, gjatë konferencës është ajo e 40 mijë dozave të vaksinës nga COVAX, për të cilat ka thënë se do të vijnë gjatë këtij muaji, duke mos dhënë detaje për kontingjentin e vaksinave nga kontrata me Pfizer.





“Tani për momentin kemi një numër relativisht komod të vaksinave në stoqet tona dhe shumë shpejt deri në fund të muajit pritet të vijë edhe kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata të cilën e kemi siguruar si qeveri me kompaninë Pfizer dhe një pjesë e mirë e kontingjentit do të vijë deri në fund të këtij muaji, të mos përmendim këtu edhe diku rreth 40 mijë doza të cilat pritet të vijnë gjatë këtij muaji nga COVAX”, ka thënë Vitia në këtë konferencë për medie.





Ndërsa pretendimet e të njëjtit janë që me shifrën e vaksinave që nuk po bëhet as publike të vaksinojnë, 320 mijë deri në 500 mijë qytetarë për një muaj.Sipas Vitisë në stoqe ka numër komod të vaksinave që të fillojë procesi i vaksinimit masiv.





‘Tani për momentin kemi një numër relativisht komod të vaksinave në stoqet tona dhe shumë shpejt deri në fund të muajit pritet të vijë edhe kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata të cilën e kemi siguruar si qeveri me kompaninë Pfizer dhe një pjesë e mirë e kontingjentit do të vijë deri në fund të këtij muaji, të mos përmendim këtu edhe diku rreth 40 mijë doza të cilat pritet të vijnë gjatë këtij muaji nga COVAX”, ka thënë ai.





Gazeta inFokus ka kërkuar të dhëna nga ministria e Shëndetësisë se sa është numri i vaksinave që aktualisht ekzistojnë në stoqe, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij teksti, nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje. e në konferencën për vaksinimin në masë, Vitia i pyetur se a mund të ia dalë që të vaksinojë qytetarët në shifrën e synuar duke qenë se nuk ka mjaftueshëm vaksina ai është arsyetuar se shifra 500 mijë qytetarë të vaksinuar për një muaj nuk po tentohet të arrihet menjëherë.





“Ne nuk presim që në ditët e para të kemi menjëherë shifrën prej 200 mijë e 320 mijë të vaksinuar sepse janë ditët e para dhe në këto ditë presim që të marrim masa që secili problem teknik që na shfaqet përpara ta eliminojmë dhe në momentin që të kemi numrin e mjaftueshëm të vaksinave të dozave në stoqet tona të përgjigjen të gjithë punëtorët shëndetësore dhe të jemi në gjendje që të administrojmë ashtu siç thashë deri në 320 mijë por nëse është nevoja edhe 500 mijë qytetarë të vaksinuar”, ka deklaruar Vitia.





Kujtojmë se në bazë të planit të kësaj ministrie të publikuar me 30 maj për vaksinimin masiv, thuhet se nga 15 qershori deri me 31 dhjetor, synohet që të vaksinohen 500 mijë qytetarë çdo muaj./Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *