Loading...

Monday, January 24, 2022

Vazhdon përplasja Çitaku-Grenell

Ka vazhduar përplasja mes ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ish-emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Përplasja e tyre erdhi pas deklaratës së Grenell për festën e Vidovdanit, ku deklaroi se po përkujtohen “martirët e shenjtë serbë”.





“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”.Pas kësaj deklarate ka reaguar Çitaku.Ajo tha se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.





“Nuk ishte betëjë e serbëve, ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”.E ky reagim i ish-ambasadores nuk i ka pëlqyer fare atij.Richard Grenell u kundërpërgjigj duke thënë se ajo po ofendon shumë.





“Ju ofendoni shumë. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjasni dorën”.Ndërsa Vlora Çitaku nuk e la me kaq.Ajo reagoi duke thënë se edhe ajo do punë dhe zgjidhje, por, që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *