Loading...

Thursday, December 09, 2021

Vazhdon përplasja në PDK, Ajazi: Ne nuk merremi me postime në Facebook, kandidat jam unë





Kandidati i Degës së PDK-së në Drenas për të parin e Komunës, Driton Ajazi, ka thënë se pavarësisht deklaratës që e ka bërë kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, periudha pesë mujore do të jetë koha ku do të shterrën të gjitha mundësitë që të merret parasysh vullneti i strukturave të kësaj partie.

Tutje, Ajazi thotë se Lladrovci është një kandidat i vetëshpallur.

“Ramiz Lladrovci nuk e ka përkrahjen e strukturave të PDK-së sepse sipas tij këto struktura do ta përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të Drenasit”.

Kandidati i Degës së PDK-së në Drenas thotë se në rast se kryesia qendrore nuk e merr parasysh vullnetin e degës, atëherë mbetet e hapur mundësia që ata ta sabotojnë Ramiz Lladrovcin.





“Strukturat e PDK-së në Drenas do ta vlerësojnë në detaje çdo lëvizje deri në fund dhe do të vazhdojmë aktivitetin tonë dhe besojë prapë që kryesia qendrore do të reflektoj. Gjithçka është e hapur, pra çdo mundësi. Ramiz Lladorvci do ta kuptojë me kohë që ai e ka humbur përkrahjen e degës por edhe të qytetarëve të Drenasit”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *