Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Vetëvendosja, partia që financohet me miliona euro nga shteti





Ishte një kohë kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ndanin një pjesë të pagës për ta ndihmuar rriten dhe zhvillimin e partisë. Por, me fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur arriti të fitojë mbi 50 % të votave, duket se problemi financimit veçse është tejkaluar, shkruan Gazeta Infokus.





Me 59 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje merr nga arka e shtetit 2.065.000 euro. Ky financim bëhet në kuadër të Fondit për mbështetjen e partive politike, i cili u shpërndahet partive parlamentare për numrin e deputetëve.





Me Ligjin për buxhetin 2021, në këtë fond janë 4.2 milionë euro. Kjo shumë përpjesëtohet për numrin 120, për aq deputetët sa i ka Kuvendi i Kosovës, që i bije se për secilin deputet ndahen 35 mijë euro në vit.Nga ky fond, siç shkruan Gazeta Infokus, zyrtarisht nuk përfitojnë deputetët e Listës Guxo, të cilët veprojnë në kuadër të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kjo për faktin se ata janë futur në Kuvend si pjesë e listës së VV-së.





Bazuar në praktikat e së kaluarës, edhe sikur deputetët e Listës Guxo të ndahen nga VV-ja, prapë nuk përfitojnë nga ky fond. Si parti e dytë që përfiton më së shumti nga ky Fond është PDK-ja, pastaj vijnë LDK-ja, Lista Serbe, AAK-ja e kështu me radhë./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *