Loading...

Wednesday, December 08, 2021

Viktor Buzhala: Plisit ia kemi pa sherrin gjatë krejt historisë, 10 për qind e tyre ishin homoseksualë

Nga Viktor Buzhala





Mos t’ju mashtrojë plisi. Nuk është si duket në mendjet tuaja. Përkundrazi, prapa fsheh shumë mistere pramabeturie e primitivizmi të skajshëm.

Gjatë mbretërimit të tij, plisi e ka tregu pikërisht të kundërtën e asaj që proklamohet. Jo që ska treguar guxim, por duke mos arritur të ballafaqohet me askënd, trojet tona u tkurrën nga 390 mijë kilometra katrorë në 39 mijë. Madje, 11 mijë kilometra, falë plisit, ne nuk i kemi të sigurta ende.





Gjatë plisit, ne ishim njerëz primitivë, që vetëm qysh mos me shku përpara mendonim. Plisaxjinjtë e kishin mision ta frenonin sa të mundnin arsimimin e shoqërisë. Refuzonin çdo vlerë që të çon përpara. Si rrjedhojë, ne deri me 1950 e kishim 99 për qind tê popullatês analfabete.

A e keni pa ndonjë udhëheqês të mençur me plis? Jo, edhe s’do ta shihni. Ata që na simbolizojnë ne, në pjesën më të madhe ishin disa individë kryeneçë që kishin vendosur tê vjedhin diçka pêr ta mbajtur familjen. Ato veprime i konfrontonin me pushtetin që falë tyre, ishte ghithmonë pushtues. Ata s’dinin tê udhëheqnin, prandaj udhëhiqeshin nga kush tu tekej. E duke rënë ndesh me pushtuesin, fitonin simpatinë e popullatës dhe konsideroheshin heronj.





Ndonjë personalitet që na udhëhoqi në mënyrë pak më të mençur gjatë historisë sonë, sigurisht ishte pa plis.

U desht të hiqej plisi që ne të zhduknim primitivizmin, të mbusheshim pak mend, të shkolloheshim pak e të vetëdijësoheshim. Vetëm atëherë arritem të krijonim ushtrinë e vetme çliruese pas Skëndërbeut, UÇK’në.

Prandaj, reagimi histerik ndaj artistes kosovare që paraqiti në një vepër artistike dy burra me plis që putheshin, nuk do të duhej në asnjë rrethanë të shihej si ďiçka negative. Përkundrazi, më duket vepra e vetme artistike që është bë në 10 vjetët e fundit.





Mua do t’më pëlqente shumê ti shihja dy burra me plis dorë për dore. Do të kuptoja që po bëjnë diçka të guximshme dhe kanë përqafuar një vlerë civilizuese.

Parimisht, 10 për qind e popullatës botërore llogaritet që është homoskesuale. Pra, 10 për qind e plisaxhinjve ishin homiseksualë, gjithashtu. Kjo është prirje humane dhe ska si të ndryshojë. Madje, mund të jetë edhe më e fuqishme, pasi plisaxhinjtë kishin dêshirë shumë të madhe të rrinin me plisaxhinjë tjerë.





Kur ta kuptojmë që edhe për ta ishte prirje normale homoseksualiteti, atëherë kemi me e heqë qafesh mentalitetin e plisit dhe kemi me ecë përpara si shoqëri. Nëse e duam Amerikên dhe e shohim si model të një shoqërie moderne, atëhere duhet të bëjmë çka bën Amerika. Nuk mund të bëhemi si ata e as ti duam nëse neveritemi nga gjerat që ata i konsiderojnë vlera.





Artistes bravo për guximin. Arti është i mirëfillt vetëm kur provokon dhe vetëdijëson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *