Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Vitia: Deri në fund të vitit do të vaksinohen mbi 60% e popullatës





Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me dozat e siguruar të vaksinave kundër Covid-19, do të arrijnë të imunizojnë mbi 60% të popullatës në Kosovë.Derisa ka raportuar për 100 ditë qeverisje, Vitia ka folur edhe për furnizimin me barna esenciale, për çka ka thënë se deri në fund të vitit niveli i furnizimit me këto barna do të jetë mbi 90%.Vitia ka thënë se prej marrjes së mandatit, prioritet kryesor e kanë pasur sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.





“Qeverisjen e kemi filluar pa asnjë vaksinë në stoqet tona, më 28 mars kanë arritur dozat e parë të vaksinave të siguruara përmes mekanizmit Covax nga UNICEF-i, janë bërë ndryshime të nevojshme ligjore që i kanë hapur rrugë kontraktimit dhe sigurimit të vaksinave kundër Covid-19, dhe me datën 28 maj Kosova ka siguruar 1 milion e 213 mijë e 290 vaksina nga marrëveshja me Pfizer për vitin 2021 dhe ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për republikën e Kosovës përballë Covid-19.





Për informacion, deri më sot në Republikën e Kosovës kanë arritur 392 mijë e 980 doza dhe deri në fund të vitit janë siguruar mbi 2 milion doza që na mundëson të arrijmë objektivin tonë për imunizimin e 60% të popullatës, bile edhe më shumë”, u shpreh Vitia.Ai ka përmendur miratimin e planit nga ana e qeverisë, për vaksinimit masiv të popullatës, ku ka theksuar se në bashkëpunim me komunat kanë krijuar 278 ekipe të vaksinimit.





“Për shkak të përgjysmimit të buxhetit për barna nga lista e barnave esenciale dhe rrezikimit serioz të furnizimeve nga kjo liste, ministria e shëndetësisë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave kemi bërë ndarjen e mjeteve buxhetore për sigurimin e barnave në vlerë prej 6.8 milion eurove. Duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese dhje sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë deri në fund të vitit pritet që niveli i furnizimit me këto barna të jetë në shkallën mbi 90%”, ka thënë ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *