Loading...

Saturday, November 27, 2021

Vjen paralajmërimi i fundit nga Policia e Kosovës: Gjobat do të jenë edhe…

Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të nisin me gjoba digjitale të cilat do tu dërgohen atyre që do i shkelin rregullat në komunikacion.Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit Rrugor në Policinë e Kosovës ka dhënë detaje.





“Ne po mendojmë që shumë shpejt të vijmë te pajisjet digjitale të cilët në mënyrë automatike të identifikojnë kundërvajtësit të cilët kanë gjoba më tepër, të cilët kanë kundërvajtje të cilat ose nuk e kanë kryer obligimin ndaj kundërvajtjeve ose janë në atë listën e kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat apo janë të rrezikshëm sa i përket ngasjes”, thotë ai.





Rexhepi ka folur edhe për monitorimin e trafikut me dron.“Kemi mbi 37 mijë gjoba nga data 26 deri më 17 qershor”, theksoi ai.Ai ka dhënë arsyet për numrin e madh të aksidenteve dhe atyre që po humbin jetën.





“Bazuar në analizat që i kemi bërë me herët si Polici e Kosovës shkaktari kryesor vazhdon të jetë faktori njeri. Mirëpo shkaktimi deri te aksidenti po vjen për mos respektim të shpejtësisë apo mospërshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugës apo atmosferike, tejkalimet në vende të ndaluara apo në vija të plota dhe në vende urbane zakonisht ndodhin aksidente për shkak të mosmbajtjes së distancës apo mos respektimi i përparësisë”, tha ai





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *