Loading...

Wednesday, January 26, 2022

Vjen reagimi i radhës ndaj Shalës, “Marrja s’ka brina, po shihet dija dhe kultura”





Labinotë Demi-Murtezi nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka reagur lidhur me gjuhën ofenduese nga Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ndaj deputetes së listës ‘Guxo’, Doarsa Kica-Xhelili.





Demi-Murtezi ka shkruar se fjalët ofenduese si dhe turpëruse po duket se janë ushqim për ta, madje në anën tjetër po shihet edhe dija dhe kultura e tyre.Ajo ka shtuar se ne opcion tjetër nuk kemi, veç se me rujt paranë publike dhe me punu me profesionalizëm, përcjell “Bota sot”.





Postimi i plotë:Marrja s’ka brina. Të tillë janë ata “që e kanë hangër marren me buk”.Fjalët ofenduese, por edhe turpëruese e të papranueshme, po duket se janë ushqim për ta. E në anën tjetër po shihet sa kanë dije e kulturë, pse ka ngecje e moszhvillim, dhe mbi të gjitha pse po çmenden kur po publikohen keqpërdorimet e aferat e panumërta korruptive.Ne s’kemi opcion tjetër.Vec me e rujt paranë publike e me punu me profesionalizëm e ndershmëri.Plasni në mllefin tuaj!





Leave a Reply

Your email address will not be published.