Loading...

Sunday, December 05, 2021

Vjosa Osmani I Kërkon Parlamentit Evropian Për Liberalizimin E Vizave, Kjo Është Përgjigja Që Morri…

Vjosa Osmani I Kërkon Parlamentit Evropian Për Liberalizimin E Vizave, Kjo Është Përgjigja Që Morri…Presidentja Vjosa Osmani priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Raniner Wieland dhe një delegacion të Shoqatës gjermano-kosovare.





Sipas komunikatës presidenciale në takim me Wieland, Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që vendet hezituese ta mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.Më tej, Presidentja është ndalur edhe te procesi i dialogut me Serbinë ku ka potencuar se ai duhet të marrë fund me njohjen e Kosovës.





Sipas presidentes Osmani pavarësisht dialogut, qytetarët e Kosovës përballen me nivel të lartë të papunësisë, sikurse edhe me pasojat e pandemisë, posaçërisht në sferën e ekonomisë.
Prandaj Osmani tha se prioritetet kryesore të institucioneve duhet të jenë pikërisht këto sfida me të cilat ballafaqohen qytetarët.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *