Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Vjosa Osmani pritet ceremonialisht gjatë vizitës në Estoni, e falënderon shtetin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar për vizitë në Estoni me ftesë të autoriteteve shtetërore të vendit.





Gjatë qëndrimit dyditor, Osmani është përfletur të mbajë takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas, kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas, shkruan Express.Presidentja Osmani, vizitën në Estoni e ka cilësuar mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje.





E para e Kosovës ka publikuar edhe fotografi gjatë pritjes ceremoniale të saj, ku edhe ka falënderuar vendin. “Faleminderit Estoni!”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.Republika e Estonisë e ka njohur Republikën e Kosovës më 21 shkurt të vitit 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike janë vendosur nga prilli i të njëjtit vit.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *