Loading...

Thursday, December 09, 2021

“Vuҫiq ka humbur kontrollin, është afër çmendisë së tij”





Opinionisti dhe publicisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” thotë se pas situatës së krijuar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiq ka humbur kontrollin dhe është afër ҫmendurisë së tij.

Maxharraj thotë se ai po bën presion tek ndërkombëtarët dhe sikur ka harruar që Qeveria e Kosovës e solli reciprocitetin sipas marrëveshjes së nënshkruar nga vetë ai në Bruksel në vitin 2011.





“Thjeshtë presidenti i Serbisë e ka humbur kontrollin është afër çmendisë së tij sepse nuk po mund të përbinë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targat, po kërkon me ngulim që vendimin të anulohet, bënë presion edhe te ndërkombetarët që kjo të ndodhë. Por Vuçiq sikuar ka harruar se qeveria e Kosovës e solli ligjërisht dhe më të drejtë reciprocitetin sipas marrëveshjës së nënshkruar edhe nga ai vetë me 2011 në Bruksel, e tashti gjuan shkelma si kali i Shumadisë”, thotë Maxharraj.

Maxharraj thotë se Ushtria e Vuçiqit nuk guxon të kapërcej kufirin me Kosovën, sepse aty afër SHBA e ka bazën Notting Hill e cila se bashku me NATO-n dhe KFOR-in e monitorojnë situatën në Veri të Kosovës.





“Por kryeministri Albin Kurti u deklarua se vendimi i qeverisë së Kosovës është legjitim po zbatohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe se vetë është Beogradi dhe Vuçiq që po e tensionon situatën sepse nuk po mund e përbin reciprocitetin si akt shtetëror i Kosovës. Kurti qartë e ka bërë të ditur se qeveria e Kosovës është e gatshme të heqë dorë nga targat e përkohshme nëse edhe Beogradi vepron njësoi duke i heq ato për qytetarët e Kosovës.





Pra, Kurti thjeshtë tha:“Për reciprocitetin e targave të përkohëshme për vetura si Kosova dhe Serbia kanë të “drejtë, ose të dyjat e kanë gabim. Pra ose do t’i mbajmë këso lloje targash të dyja shtetet, ose do t’i heqim si Kosova dhe Serbia”. Kryeministri Kurti theksoi gjithashtu se dërgimi i Policisë së Kosovës në veri nuk është drejtuar kundër qytetarëve të vet, serbëve në veri por për mbrojtjën e vendkalimeve dhe policisë kufitare nga ndonjë kërcënim i Serbisë”, thekson Maxharraj për ‘Bota sot’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *