Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Vuçiç: Nuk jam dezertor dhe nuk do të njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë, ku raportojë për dialogun me Kosovën, tha se “ai nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, por këtë do ta bëjë dikush tjetër pas tij”.





“Nuk jam dezertor, nuk do të iki as nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund ta mashtrojmë popullin me histori se situata është ideale”, tha presidenti serb në seancën parlamentare kushtuar dialogut me Kosovën.





Vuçiç u bëri thirrje deputetëve të luftojnë dhe të bashkohen, si dhe të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se “vetëm në atë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre, si dhe energjia dhe forca jonë që do të çonin në fitore”.





Kurse theksoi se është e rëndësishme të kuptohen faktet në lidhje me Kosovën.“Ne mund të mashtrojmë veten se 50 për qind e pronës na përket neve. Ne mund të arrijmë deri te ajo vetëm me forcë, le ta gënjejë dikush tjetër”, shtoi Vuçiç.





Ai tha se “mjafton të kalosh nëpër rrugën Prishtinë-Pejë dhe të shohësh vetëm shenjat, në mënyrë që të mos dëshironi të shkoni më kurrë atje”.Por, shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e marrëdhënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë.





Derisa presidenti serb, Aleskandar Vuçiç, po raportonte para deputetëve në Kuvendin e Serbisë lidhur me ecurinë e dialogut me Kosovën, ishte deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi i cili sërish ua përmendi krimet që i kanë kryer shteti i Serbisë mbi civilët shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *