Loading...

Saturday, January 29, 2022

Vucic thumbon liderët kosovarë: Ata skifterët shqiptaro-mëdhenj nuk mbështeten nga SHBA aq sa nga Gjermania





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, doli para publikut serb sfidues para vizitës së emisarëve perëndimor Lajcak dhe Palmer. Ai tha se s’ka nevojë për panik pas lajmeve të fundit se Spanja dhe Greqia do të përparojnë relacionin me Kosovën, është presion i ndërkombëtarëve ndaj Serbisë tha. Ai doli edhe sfidues para vizitës së Palmer e Lajcak në Beograd kur tha se ju kam thënë jo në Bruksel për Kosovën edhe më parë dhe vetëm unë në Serbi kam guxim të ju them jo përsëri.

Vucic në intervistën në televizionin serb Tv Happy tha se Serbia ka ofruar kompromis rreth çështjes së Kosovës. Ai përmendi edhe debatin me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu në samitin e procesit Brdo-Brioni në Slloveni muajin e kaluar, ku siç bën zakonisht u ankua se ai ishte i vetëm kundër të gjithëve.

“Ata të shtatit kërcyen kundër meje…ajo gruaja tha se e kam ofenduar, e unë asnjë fjalë të pahijshëm nuk e kam thënë. Ajo tha se Serbia është e tillë dhe e këtillë. Kuptone se ata më së shumti do të donin që dikush përsëri të bombardoj Serbinë, që përsëri të sulmojnë Serbinë. Natyrisht kjo nuk është reale. Ju po e shihni se kanë arritur disa skifterë të politikës shqiptaromadhe që gëzojnë simpati të madhe të Perëndimit, posaçërisht të Gjermanisë, jo aq edhe të Amerikës , sa të Gjermanisë” tha Vucic.

Ai vazhdoi duke ironizuar me martesat e liderëve kosovar dhe përmendi se kryediplomatja kosovare Gërvalla-Schwartz dhe kryeministri Kurti shihen si njerëz të perëndimit, të Gjermanisë posaqërisht, sipas tij.“Gërvalla, ministrja e re punëve të jashtme e Prishtinës, e përjetojnë si të tyren, e martuar me funksionarin e CDU, Kurti i martuar me norvegjeze”





Leave a Reply

Your email address will not be published.