Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Vuçiq: Nuk poshtërohemi në raport me Kosovën, na duhet bashkëpunim me palën e tyre për të pagjeturit





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur sot një konferencë për media. Vuçiq ka thënë se Serbia do t’i përgjigjet ftesës për bisedimet me palën kosovare.

“Dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Me siguri është çështje ditësh.Serbia do t’i përgjigjet ftesës dhe do të jetë e gatshme të diskutojë një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimi” ka thënë ai.





Vuçiq ka njoftuar se se do të paraqesë një raport në parlament mbi dialogn me Prishtinësn, para ose pas vazhdimit të këtij dialogu, shkruan Indeksonline.

Sa i përket çështjes së personave të zhdukur, Vuçiq ka thënë se pret që për këtë temë të bashkëpunojë me palën kosovare.

“Pres që pala kosovare të angazhohet dhe të bashkëpunojmë. Nëse ata na thonë se ne dyshojmë se në këtë vend mund të ketë trupa të varrosur, ne do ta gërmojmë atë pjesë” ka thënë Vuçiq.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *