Loading...

Saturday, January 22, 2022

Xhavit Haliti përplaset e nuk pajtohet me Memli Krasniqin?

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti nuk pajtohet me idenë e kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqi, rreth përbërjes së re të Kryesisë së PDK-së.Në ditën kur u bë kryetar, në fjalimin e tij të parë, Krasniqi paralajmëroj se pjesë e Kryesisë nuk do të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës.E këtë gjë nuk e beson Haliti. Por nëse del të jetë e vërtetë, atëherë ai ka mospajtime.Në një prononcim për Gazetën Infokus, Haliti ka thënë se nuk e ka dëgjuar Memli Krasniqin të ketë thënë diçka të ngjashme.Madje, ai ka akuzuar gazetarët që po keqinterpretojnë të vërtetën.





“Unë nuk e kam dëgjuar zotëri Krasniqin që ka tha një gjë të tillë”, ka thënë ai.Por, sipas tij, kryetari nuk mund të vendos për kryesinë e re.

“Nuk mundet me vendos Kryetari apo kushdo tjetër se kush do të jetë anëtar i Kryesisë. Ata votohen nga Këshilli Drejtues. Kryetari i propozon por Këshilli vendos se kush do të jetë pjesë e Kryesisë”, ka thënë Haliti për Infokus.E Krasniqi patë deklaruar se anëtarët e ri në Kryesin e Partisë nuk do të kenë asnjë detyrë në institucionet e vendit.





“Sot beteja kryesore është në Kuvendin e Kosovës, andaj në bindjet e mija, në vizionin tim, deputetët duhet ta kenë tërë vëmendjen në Kuvendin e Kosovës, derisa Kryesia e Partisë duhet të jetë trup ekzekutive e përberë nga zyrtarët e partisë që nuk kanë angazhime institucionale në këtë fazë”, është shprehur ai.Bazuar në këtë deklaratë, i bie që 19 deputetët e PDK-së nuk do të kenë mundësin të jenë pjesë e Kryesisë së Partisë./





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *