Loading...

Tuesday, January 18, 2022

Xhenis Sulimani Grupin e Kumanovës e ka dërguar dikush në cak, kjo ngjarje ka pikpyetje të mëdha

Ish-gazetari Xhenis Sulimani duke folur për dokumentarin “Expose” në lidhje me këtë ngjarje tha se datës 9 maj 2015 i kanë paraprirë disa aktivitete të tjera të cilat kanë dëshmuar se dikush do ti kundërvihet qeverisë Gruevksi.“Datës 9 maj të vitit 2015 i kanë parapri disa aktivitete sporadike të cilat kanë dëshmuar se dikush do ti kundërvihet në mënyrë ndryshe qeverisë Gruevksi. Në fillim u paraqiten vetëm si zëra dhe teori konspirative se dikush është serioz në rrëzimin e qeverisë Gruevski.





Para asaj date ka pasur sulm ndaj godinës së qeverisë ku nuk pati emër dhe mbiemër sulmuesi dhe kjo edhe më tepër i rriti ato teori që dikush do ti përvihej në mënyrë jo të zakonshme. Pastaj kur ndodhi rasti, për medimin tim befasi, ka qenë vendi se nuk ka pasur zëra se po përgatitet diçka, caku ka qenë qeveria dhe rrëzimi i qeverisë por jo se do të mbërrijnë deri në pragun e një lufte civile “Ish-gazetari Sulimani i cili ka ndjekur në vazhdimësi këtë ngjarje thotë se ka shumë të panjohura.





Ai thekson dy protagonisët që përmenden më shumë në këtë ngjarje janë vrarë në rrethana të dyshimta dhe pa dëshminë e tyre çdo e vërtetë është e thunguar.“Unë meqë e kam ndjekur rastin e Kumanovës që nga ngritjet e konspiracionit e deri në seancat gjyqësore deri në aktgjykim ndaj grupit të Kumanovës, ditë e më shumë çdo herë kur përmendet ky rast paramendje me del vetëm një pikëpytje e madhe.





Seanca gjyqësore ka ngreh më shumë të panjohura se sa kanë hapur rrugë drejtë së vërtetës, debati brenda seancave ka qenë se është apo nuk është terrorist, mirëpo nuk ka qelë rrugë deri tek ardhja e së vërtetës dhe zbulimi i porositësve, por dyshimet tona janë se dikush i ka dërguar ata deri tek caku. Fatkeqësisht dy protagonisët që përmenden më shumë nuk gjenden sot mes nesh janë vrarë në rrethana të dyshimta dhe pa dëshminë e tyre çdo e vërtetë është e thunguar” deklaroi Sulimani për dokumentarin Expose raporton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *