Loading...

Thursday, December 09, 2021

Zbuloni si u bë milioner 19 vjeçari duke mbledhur plehrat??





Duke kërkuar një mënyrë për të mbledhur para për të vazhduar studimet larta 19 vjeçari filloi të mbledhë mbeturina, tani ai është bërë milioner.
E gjithë historia filloi kur Brian Scudamore, ishte gjimnazist. Ai e la gjimnazin për të punuar dhe për të mbledhur para, në mënyrë që të vazhdonte studimet e larta.

Kështu që të riut i erdhi një ide e veçantë, që jo të gjithë do të guxonin ta bënin. Ai bleu një kamion plehrash nga një kompani për mbledhjen e mbeturinave. Kështu që ai mblodhi të gjitha kursimet e tij, rreth 1 mijë dollarë për të blerë kamionin e plehrave.





Kështu lindën “Rubbish Boys” ( djemtë e mbeturinave), siç e emërtoi 19 vjeçari biznesin e tij të vogël dhe modest.
Sot Brian është 50 vjeç dhe vazhdon të bëjë të njëjtën punë, vetëm se firma e tij tashmë ka vlerën e 368 milionë dollarësh dhe ofron shërbime në 160 degë në SHBA, Kanada dhe Australi.

Brian nuk e kishte menduar kurrë se do ndërmerrte veprimtari në botën e biznesit.
Edhe pse ai i filloi studimet e larta, volumi i punës që kishte në kompaninë e tij e penguan që ai të përfundojë studimet. Sot ai është një nga milionerët pa diplomë.
Sot , 31 vjet më vonë Brian Scudamore është drejtori i përgjithshëm i një kompanie me vlerë 368 milionë dollarë.

Kohë pas kohe ai shkruan për revistën Forbes.
Në profilin e tij në Linkedin ai shkruan se kopshti është e vetmja shkollë që ka mbaruar.
Natyrisht, është shembulli i gjallë i frazës së famshme angleze: (One man’s trash is another man’s treasure), plehrat e dikujt janë thesar për një njeri tjetër.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *