Loading...

Sunday, November 28, 2021

Zeka: Albin Kuri shfrytëzoi konfliktin me Serbinë për të fituar vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Milaim Zeka komentoi situatën politike dhe marrëveshjen për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.Analisti hodhi akuza në drejtim të Albin Kurit i cili sipas tij e shfrytëzoi konfliktin me Serbinë për të fituar vota në zgjedhjet lokale që zhvillohen më 17 tetor.Zeka gjithashtu tha se Brukseli zyrtar nuk arriti marrëveshje me kryeministrin e Koosvës por me Beëogradin dhe palën serbe.





“Në bazë të kësaj marrëveshje, ushtarët e NATO-s do të bëjnë kontrollin në pikat doganore në veriun e Kosovës për 14 ditë. Albin Kurti nuk kishte përse të dërgonte focat speciale të policisë së Kosovës për punën e targave, nëse ai si kryeministër kërkonte respektimin e Kosovës nga ana e Serbisë ky duhet të zhbllokonte urën e Ibrtit që lidh Veriun e Mitrovicës dhe pjesën jugore të qytetit, do duhet të arrestonte dhjetëra kriminel serb që bëjnë krime një veri të Kosovës. Po ky nuk bëri këtë veprim por ishte për zgjedhjet lokale që i kemi Kosovë më 17 tetor”, tha fillimisht Zeka.





Marrëveshja është hap pozitiv? “E vetmja masë e vendosur rreth reciprocitetit ishte bllokimi total i mallrave serbe nga Ramush Haradinaj i cili kishte të drejtë, por atëherë edhe tani cdo veprim që merret në raport me serbët në veriun e Kosovës pa një dakordësim 100 % me Brukselin ose Amerikën cdo projekt tjetër do të dështojë. Sic dështoi tentimi i Albin Kurtit gjoja për të vendosur nën kontroll targat serbe në veriun e Kosovës. Ajo që është e dhimbshme në këtë kazan propagandë nga ana e Albin Kurtit, është fakti se tabelat serbe me KM do të jenë të vlefshme edhe për të ardhme.





Kjo ishte një aventurë e Kosovës vetëm për zgjedhjet e 17 tetorit.I fituar në këtë rast doli presidenti Vucic i cili ka qenë zëdhënës i Millosheviqit i cili është super kriminel dhe që duhet të akuzohet nga Haga por konkretisht ai fitoi ndërkombëtarisht pasi që në fillim ai fliste për largimin për largimin e focave speciale nga territori i Kosovës. Do të ishte identike në rast se pala greke të kërkonte largimin e policisë shqiptare nga Himara ose Gjirokastra.





Të njëjtin veprim bëri vucic i cili tha se dialogu nuk mund të vazhdojë nëse focat speciale nuk largohen nga Kosova. Bruskeli nuk arriti marrëveshje me Albin Kurtin por me Beogradin dhe palën serbe. Kjo marrëveshje është e njëjtë si në 2016 atëherë Albin Kurti nuk la gjë të zezë pa thënë dhe tani vet po e propagandon si të mirë për Kosovën”, tha Zeka. /Faxweb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *