Loading...

Thursday, December 09, 2021

Zeka: Donika Gërvalla Ka Fakte Për Behgjet Pacollin Në Rastin E Jusuf Gërvallës

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kur flet për personin që mund ta ketë v rarë babanë e saj e ka fjalën për Behgjet Pacollin.
Ai tha se Gërvalla pikërisht Pacollit i ka kërkuar vota për ta bërë Vjosa Osmanin presidente.
Ka një urrejtje patologjike ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kjo nuk ka asnjë dëshmi. Për turpin e saj dhe të Vjosa Osmanit v rasësit të babait të saj ja kanë kërkuar votën për ta bërë Vjosën Osmani presidente.





I kisha kërku unë ndonjëherë votë një personi që dyshojë së ma ka v rarë babain?. Ajo e ka fjalën për Behgjet Pacollin. Për këto materiale ajo prej A-Zh e ka fjalën për Behgjet Pacollin. Albin Kurti e ka marr në pyetje pikërisht për v rasjen e Jusuf Gërvallës”, ka thënë Zeka në emisionin “Frontal”, në T7.
Më tutje Zeka tha se Gërvalla nuk ka se cfarë të deponojë në Gjykatyën Speciale për Thaçin e Veselin.





Të vetmin fakt e ka për Behgjet Pacollin. Nuk çka me deponu ajo as për Kadri Veselin e as për Hashim Thaçin. I kam lexuar krejt ato raporte. Kjo flet me fjalë të burrit të saj. Nuk ka asnjë dëshmi. Flet vetëm mbi bazën e thashethemeve që janë ndërtu nga shqiptarët këtu”, ka thënë ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *