Loading...

Sunday, January 23, 2022

Zeka: Shqiptarët përjetojnë orgazëm kur i bëjnë sherr dikujt

Për këtë fenomen është debatuar sonte në emisionin “Libero me Resul Sinanin” ku u dhanë mendime të ndryshme nga të ftuarit në studio dhe ata në lidhje virtuale.Gjuha e urrejtjes vazhdon të mbetet si një prej formave më të intensifikuara dhe njëherësh po konsiderohet si pjesë e gjithë përhapur në shoqëri.





Për këtë fenomen është debatuar sonte në emisionin “Libero me Resul Sinanin” ku u dhanë mendime të ndryshme nga të ftuarit në studio dhe ata në lidhje virtuale.I inkuadruar me anë të një lidhje virtuale, gazetari Milaim Zeka u shpreh i shqetësuar rreth asaj se çfarë prezence ka kjo formë e të shprehurit në shumë sfera të jetës në Kosovë.

Sipas tij, gjuha e urrejtjes ekziston kudo, në shkolla, në universitete, në spitale. Për ta elaboruar më thjeshtë, Zeka këtë fenomen e krahasoi me vozitjen e veturave, gjersa tha shqiptarët përjetojnë orgazëm kur i bëjnë sherr dikujt.





“Në qoftë se t’i do me parakalu makinën, tjetri i jep gaz, makina e cila është në drejtim tëndin, dhe ai jep gaz për të shkaktuar aksident sepse pjesa dërrmuese e shqiptarëve orgazmën më të madhe e përjetojnë kur dikujt i bëjnë sherr, kur pësojnë aksident, kur ia shkatërrojnë jetën dikujt tjetër, kur e fyejnë dikë tjetër, dhe kjo duhet me u luftu së pari në familje, e pastaj në shkolla,’’ – u shpreh Zeka./ATVLIVE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *