Loading...

Tuesday, January 18, 2022

Zyrtare: Agim Aliu merr besimin e PDK-së për ta udhëhequr Ferizajn





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zyrtarizuar kandidaturën e Agim Aliut për kryetar të komunës së Ferizajt, shkruan Gazeta inFokus.Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se Agim Aliu është shembull adekuat sesi qeveriset në të mirë të qytetarëve.

“Sot jemi këtu për dy gjëra. E para, jemi këtu për të falënderuar Agim Aliun për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për Ferizajn dhe qytetarët gjatë këtij mandati. Agimi ka dhënë shembullin adekuat sesi qeveriset në të mirë të qytetarëve. Dhe e dyta, për t’i kërkuar edhe zyrtarisht tani që punën e mirë ta vazhdojë edhe për 4 vite të tjera. Prandaj, po. Agimi gëzon besimin e plotë timin, të partisë, strukturave dhe çfarë është më e rëndësishmja, të qytetarëve të Ferizajt që të vazhdojë ndryshimin e madh që ka nisur në këtë qytet.





Si parti e lirisë, e pavarësisë dhe e shtetndërtimit ne jemi parti edhe e punëve e përgjegjësive që marrim ndaj qytetarëve. E shembulli më i mirë është Agim Aliu në Ferizaj – model që do ta bartim nga tetori i këtij viti edhe në komunat e Kosovës si në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Klinë, Skenderaj, Drenas e deri në Sharr.”, ka thënë ai.

Kryetari Hoxhaj ka ftuar qytetarët e Ferizajt që të vazhdojnë ta përkrahin PDK-në dhe Agim Aliun për të nisur projekte të reja dhe për ta përhapur edhe në komunat tjera këtë model të mirë të zhvillimit. /Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *