Loading...

Saturday, January 29, 2022

Zyrtari i LDK-së tallet me kryeministrin: Lista Serbe ia ka gjetur hallin Albin Kurtit





Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj është tallur me kryeministrin Kurti, pasi që ky i fundit u quajt “hipokrit” nga ministri i tij, Goran Rakiq pas deklaratave për Asociacionin.Gecaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Mustafa kishte shkarkuar tre ministra të Listës Serbe, e këta të fundit nuk kishin pasur guximin ta quajnë as aktor, as gënjeshtar e as hipokrit.

Sipas Gecajt, Lista Serbe ia ka “gjetur hallin” Kurtit.“Isa Mustafa kishte shkarkuar tre ministra të Listës Serbe, edhe pse asnjëri nga ata nuk e kishte marrë guximin ta quante as aktor, as gënjeshtar e as hipokrit … Kurtit duket se ja kanë gjetë hallin!”, ka shkruar ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published.